Ky asht njeriu qe pritet me zavëndsue Cameronin mbas dorëheqjes?

Mbas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe dorëheqjes së kryeministrit, David Cameron, po flitet se kush do të vijë në krye të qeverisë britanike.

Simbas “Daily Mail”, Boris Johnson asht favoriti ma i madh për me u zgjedh udhëheqësi i ardhshëm i Britanisë së Madhe dhe të bahet kryeministër mbasi Cameron njoftoi dorëheqjen.

Vendin e Cameronit pritet që ta zanë ish-kryebashkiaku i Londrës dhe njeriu ma i fuqishëm i Laburistëve në këto momente.

Ndërkohë Cameron ka me qëndrue si kryeministër për tre muej për me qetësue tregjet financiare.

Nga Tetori, pritet që vendin e tij me za Johnson.

Ish-kryebashkiaku i Londrës ka nji figurë të veçantë në mesin e politikanëve britanikë, por pamvarësisht tetë viteve në drejtimin e kryeqytetit britanik, ai do të ketë nji punë të madhe për me bind vendin që të votohet si kryeministër, shkruen “Daily Mail”.

 

2-bonson

 

3-bonson

 

johnson

 

4-johnson

 

6-johnson