Kush qëndron mbrapa organizatave terroriste në Siri?

Në mediat gjermane u publikue sot nji intervistë me komandantin e al-Nusras në Siri, i cili thekson se “amerikanët qëndrojnë në anën tonë”.

Intervista nga gazetari Jürgen Todenhöfer kallxon për rolin që kanë palët dhe shtetet në luftën civile siriane, ndërsa ka intervistue nji nga krenat e organizatës terroriste Jabhat al-Nusra”, Abu al-Ezz në Alepo.

Nji pjesë e deklaratave, thotë gazetari janë konfirmue verbalisht edhe nga nji myfti në Aleppo.

“Na jemi nji pjesë e al-Qaeda’s. Parimet tona janë: Luftimet, pastërtia dhe siguria. Mënyra jonë ka ndryshue. Izraeli për shembull, tash na mbështet për shkak se asht në luftë me Sirinë dhe me Hezbollahun (grup libanez i mbështetun nga Irani). Amerika ka ndryshue mendim për neve. ISIS asht përdorë në interes të shteteve të mëdha, si Amerika për arsye politike asht drejtue larg parimeve tona”, tha ai, raportom MofA.

“Shumica e udhëheqësve të tyne (ISIS) punojnë për shërbimet sekrete. Na, Jabhat al-Nusra, kemi rrugën tonë. Në të kaluemen ata ishin me neve, ishin mbështetësit tanë”, tha ai.

Krejt qëllimi thotë komandanti, asht rania e regjimit diktatorial, regjimit tiranik dhe femohues.

Pyetjes nëse Shtetet e Bashkueme i Mbështesin rebelët?, Abu al-Ezz thotë qartë: Po! “SHBA’të mbështetin opozitën, por jo direkt. Ata mbështesin vende, të cilat na mbështesin. Por, nuk jemi të kënaqun me këtë mbështetje. Ata duhet të na mbështesin me armë të përparueme. Na kemi marrë tanket nga Libia përmes Turqisë”, tha ai.

Komandanti deklaron se nga SHBA’të janë marrë direkt raketat.

“Kur “rruga” u mbyll dhe na ishim të rrethuem, kemi pasë oficerë këtu nga Turqia, Katari, Arabia Saudite, Izraeli dhe Shtetet e Bashkueme. Ishin ekspertë të përdorimit të raketave, satelitëve, kamerave termike të survejimit….”, tha ai.

Kambënguljes së gazetarit nëse këta ekspertë ishin edhe amerikanë, komandanti iu përgjigj disa herë: Po!

Mbas armëve janë edhe financimeve. Ai thotë se Arabia Saudite ka dhurue 500 milionë paundë sirianë, ndërsa Kuvajti ka dhurue 1.5 milionë dinarë, ndërsa Shtetet e Bashkueme 5 milionë dollarë amerikanë.

Pyetjes nëse këto para ishin dhurue nga persona privatë apo qeveritë, komandanti iu përgjigj: Nga qeveritë!