Kush qëndron mbrapa përpjekjes për me vra Djukanovic’in?

Kryeprokurori special i Malit të Zi ka thanë se “nacionalistët nga Rusia” ishin mbas përpjekjes për me vra kryeministrin dhe për të krye grusht shtet.

Milivoje Katnic, tha se komploti për vrasjen e kryeministrit pro-perendimor Milo Djukanovic, ishte mendue me u krye në mënyrë profesionale me nji snajper në distancë, njofton BBC.

Komplotistët janë akuzue se kanë planifikue rrximin e qeverisë, për me sjellë në pushtet nji qeveri pro-ruse. Nuk ka asnji dëshmi se asht përfshi shteti rus.

Rreth 20 persona u arrestuen ditën e zgjedhjeve të Malit të Zi me 16 Tetor, dhe u identifikuen fillimisht si paraushtarakë serbë. Komploti thuhet se përfshinte vrasjen e Djukanovicit.

“Na nuk kemi ndonji dëshmi se shteti i Rusisë asht i përfshimë… por na kemi prova se dy nacionalistë nga Rusia ishin organizatorët,” tha Katnic.

Ai tha se homologu i tij në Serbi i ka këta njerëz “nën mbikëqyrjen e tij”.

”Ata persona nuk janë ma në territorin e Serbisë. Unë nuk e di se ku janë tash, në Rusi apo diku tjetër”, tha ai.