Kush thotë që s’ka mbetje mortore n’oborrin e UP’s!

Asgja nuk asht gjet në pikën e parë të gërmimeve për varrezat e dyshueme në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmin e ka ba të ditun për media kreu i Komisionit Qeveritar për të pagjetunit, Prenk Gjeta.

Ai ka thanë se sot po vazhdojnë punimet në pikën tjetër, atë mbrapa objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ekspertët vendorë e nderkombëtarë që nga e Merkura kanë nis gërmimin për me i vërtetue dyshimet se trupa të shqiptarëve u varrosën aty.

Deshmitarë të shumtë thuhet se kanë deklarue se gjatë kohës së luftës, kanë pa forca të policisë tue varros trupa të vramëve në këtë hapësinë.

Prokurori i këtij rasti, Elez Blakaj, ka deklaru se gërmimet kanë fillue me urdhën të Prokurorisë Speciale nën dyshimet për varrezë masive dhe punimet do të zgjasin aq sa ka nevojë.