Kush thotë se Abdeslam nuk shpertheu për me shpetue jetë!

salah

Salah Abdeslam, terroristi kryesor i dyshuem me sulmet e terroristëve që goditën Parisin më 13 Nandor të vitit të kaluem, nuk hodhi veten n’erë “për të shpëtue jetë njerëzish”.

Kjo asht deklarata e Mohamed Abdeslam për vllaun e tij Salah.

Nji televizion francez thotë se ai u taku me të vëllaun e akuzuem për terrorizëm, që mbahet në qelinë e nji burgu belg në pritje të ekstradimit për në Francë.

“Po të hidhja veten n’erë do të kishte shumë ma shumë viktima. Fatmirësisht reflektova dhe nuk shpërtheva bombat”, mësohet të ketë thanë Salah.

Mohamed thotë se i vellai terrorist i kishte thanë se dëshiron të bashkëpunojë me autoritetet franceze sepse “ndjen peshën e fajësisë për sulmet në Paris, por jo për ato të Brukselit”.

Mediat nderkombëtare shkruejnë se autoritetet belge thonë se kanë provu lidhjet mes Salah dhe të paktën dy prej autorëve të sulmeve me bomba në Bruksel.

Gjurmët e gishtave të tij u gjetën n’apartamentin e marrë me qira nga Khalid el-Bakraoui, i cili hodhi veten n’erë në metro më 22 Mars.

26-vjeçari u arrestu muejin e kaluem në Bruksel nga autoritetet belge.

I ashtuquejtuni Shteti Islamik ka vendos në shënjestrën numër nji Salah Abdeslam, të cilin e quen tradhtar.

Katër ditë mbas arrestimit të tij, tre shpërthime me bombë, dy n’aeroportin e Zaventemit dhe nji në nji stacion metroje shkaktuen 32 të vdekun dhe dhetna të plagosun.

Policia belge beson se mbas sulmeve në Paris dhe në Bruksel mshifet i njajti rrjet militantësh ekstremistësh.

ISIS ka marrë përsipër sulmet si në Paris, ashtu edhe në Bruksel dhe ka kercënu për të tjera goditje terroriste n’Europën Perëndimore.