Kush thotë se Amerika ka plane për Ballkanin dhe ku ban pjesë Kosova!

Shtetet e Bashkueme kanë plane të mëdha për Ballkanin, ka vlerësue analisti politik rus dhe anëtari i Akademisë së Shkencave ruse Petr Iskenderov.

Në nji deklaratë për Radio Sputnik, Iskenderov ka thanë se këto plane nuk perfshijnë vetëm praninë e politike, por edhe ushtarake në pjesë të caktueme të Ballkanit, percjellë lajmi.net.

Iskenderov beson se Kosova do të bahet pjesë e nji mburoje raketore të cilën Amerika ka me vendosë n’Europë.

“NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkueme, duen të vënë Kosovën në qendër të planeve të saj politike dhe ushtarake, sidomos për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyeme në të cilën ndodhet ky territor”, ka thanë Iskenderov.
NATO kohët e fundit e ka pranue si anëtar Malin e Zi, si anëtarja e 29’të e Aleancës, në nji kohë kur aleanca asht tue u ba gjithnji e ma aktive në krahët e saj lindor dhe jugor, tue ju referue nji kercënimi simbas tij jo-ekzistent të Rusisë si nji nga arsyet, ka vlerësue Iskenderov për Sputnik.

Në qoftë se bahet fjalë për këtë, Kosova mund të bahet nji nga nyjet e randësishme të mbrojtjes raketore, të cilat Washingtoni i ka vendos në Europë.

Kohët e fundit, nji sistem i mbrojtjes raketore asht ba operacional në Rumani, ndërsa në vitin 2018 e njajta pjesë e mburojës raketore duhet me u aktivizue edhe në Poloni.