Kush thotë se asht gjithçka gati për zgjedhjet serbe n’Kosovë

Gjithçka asht gati në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ku tue shfrytëzue të drejtën për votë, serbët që jetojnë në Kosovë munden me votue në 90 qendra të votimit në tanë vendin, raporton Tanjug.rs.

Tutje në raportin e medias serbe thuhet se Misioni i OSBE’së në Kosovë po merret me implementimin e kampanjës për mbledhje të votave e cila u mundëson qytetarëve me dy shtetësi atë të Kosovës dhe të Serbisë me marr pjesë në mënyrë të rregullt në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Zadhanësi i misionit të OSBE’s në Kosovë Senad Sabovic, ka thanë për mediat serbe se ata janë gati për zgjedhjet dhe se shpresojnë që gjithçka ka me shkue mirë.

Bartja e fletëvotimeve drejt Rashkës dhe Vranje’s ka me u ba nga misioni i OSBE’s dhe për shkak se të ndjeshmënisë së situatës, forca të shumta të Policisë së Kosovës do të jenë të terren për rujtjen e rendit.

Pikërisht për çashtje sigurie edhe asht ba reduktimi i madh i pikave të votimeve ku nga disa pika sa kishte për shembull në Mitrovicë, tash ka me pasë vetëm nji.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentue mbajtjen e zgjedhjeve serbe, tu’ thanë se nuk kanë marrëveshje të veçantë me Serbinë, por e kanë autorizimin e OSBE për grumbullimin e votave.

“Nuk flitet për zgjedhje klasike por vetëm nji grumbullim të votave dhe na e kemi realizu këtë të drejtë, prandaj OSBE ka me grumbullu votat këtu, por ato nuk numërohen në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.
Mustafa ma tej tha se nuk po shkelet Kushtetua e Kosovës, mbasi që serbët kanë dy nënshtetsi.

Por ndryshe nga kryeministri i Kosovës, mendon Levizja per Bashkim.
Kjo e fundit përmes nji komunikate për media u banë thirrje institucioneve të vendit që si thuhet në vend të qasjes parciale dhe joserioze në bisedimet me Serbinë, të ndërtohet nji qasje gjithëpërfshimëse, tue theksue se Serbia nuk po perfillë normat e caktueme nderkombëtarisht.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë me u mbajtë nesër, kujtojmë se këto janë zgjedhje të parakohshme të cilat erdhën si rezultata i shperbamjes së Kuvendit.
Kryeministri Serb Aleksandër Vucic ka insistue për mbajtjen e këtyne zgjedhjeve tue theksu se vendi ka nevojë për stabilitet 4 vjeçar për shkak të bisedimeve për integrim në Bashkimin Europian.