Kush thotë se barrikada në veri heqet mbas disa ditësh!

Saktësisht nji javë ma parë ka fillue heqja e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

 

Por mundësia për qarkullim në të dyja anët e urës ka me u ba në Kallnor të vitit të ardhshëm.

 

Revitalizimi i urës financohet nga Zyra e Bashkimit Europian, me nji kosto prej 1,2 milionë euro.

 

Derisa punimet kanë fillue nga ana jugore e urës, në veri gjithçka mbetet siç ka qenë.

 

Por në zyrën e Bashkimit Europian i kanë thanë Tribuna Channel se kanë marrë lejen e ndërtimit edhe nga komuna e Mitrovicës veriore.

 

Madje fillimin e punimeve nga ana jugore ata e arsyetojnë ngase kështu palët janë marrë vesh, madje thonë që heqja e barrikadës në anën veriore ka me u ba shumë shpejt, pa saktësue kur.