Kush thotë se çlirimi i Mosulit mundet me provokue sulme terroriste n’Europë!

Zbulimi i mbrendshëm gjerman, Shërbimi federal për mbrojtje të Kushtetutës, supozon se çlirimi i qytetit irakian Mosul nga grupacioni Shteti Islamik, si dhe humbja e islamistëve në Irak dhe në Siri, mundet me çue drejt sulmeve terroriste n’Europë, deklaroi drejtori i shërbimit, Hans Georg Masen.

“Shkatërrimi i terroristëve asht cak i komunitetit ndërkombëtar.

Megjithatë kjo mundet me qenë shkak për nji zhvillim të tillë të ngjarjeve, që ka me çue drejt aktivizimit të mbështetësve të SHI’s n’Europë, që, ndërkaq ka me shkaktue sulme terroriste apo lloje të tjera të dhunës të kryeme me mbështetje të terroristëve.

Deshirojmë me i parandalue në atë dhe me ndërmarr veprime adekuate”, tha Masen.

Simbas të dhanave ma të reja të Shërbimit Federal të Krimit (BKA), këtë vit në qendër të vëmendjes së shërbimeve speciale gjermane janë rreth 450 islamistë, të cilët mund të jenë burim potencial i kercënimeve terroriste.

 “Organet për mbrojtje të sigurisë arritën që gjatë 15 viteve të shkueme të parandalojnë 11 sulme terroriste, të përgadituna në territorin e vendit”, deklaroi drejtori i BKA’s, Holger Munh.