Kush thotë se Demarkacioni po hyn në nji fazë delikate!

Deputetë të Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku po shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi theksuen se kjo çashtje po bahet delikate.

Ilmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës tha se çashtja e demarkacionit ka hy në nji fazë delikate.

Ai tha se kjo çashtje u shoqnue edhe me protesta nga ana e opozitës.

Simbas tij, me gjithë vështirësitë Komisioni për Punë të Jashtme ka ba nji punë të mirë.

Reçica tha se pala malazeze ka krye punën e saj, ndërsa pala kosovare ende asht në fillim.