Kush thotë se heroina nga Turqia pastrohej në Pejë për me u dërgue n’Europë!

Në gjyqin e të dyshuemit si bos i drogës në Ballkan Naser Kelmendit, nji ish-partner zbuloi se si operoi për vite rrjeti i drogës në Ballkan tue transportue heroinë nga Turqia në Bosnje dhe pastaj në Europë.

Nji deshmitar i mbrojtun, K1, nji nga anëtarët e akuzuem si pjesë e rrjetit kriminal të Naser Kelmendit, deshmoi kundër ish-shefit të tij tue thanë se grupi trafikoi heroinë nga Turqia përmes Bullgarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë në Bosnje, ku shitej në vende të ndryshme të Europës.

“Heroina merrte formën e biskotave dhe futej në qese të veçanta najloni e transportohej me kamionë,” tha dëshmitari K1 në gjykatën e Prishtinës, tue shtue se grupi përdorte rezervuarët e karburantit për me mshef drogën.

“Si shembull mund të them se cilësia ma e keqe e heroinës shkonte në Zvicër dhe disa vende të tjera, ndërsa ma e pastra shkonte në Angli,’ tha K1.

K1 e përshkroi Kelmendin si bosin kryesor të rrjetit të krimit, ndërsa shtoi se kushërini i tij dhe partneri i afërt, Rexhep Kelmendi “Xheko” ishte ai që merrej me organizimin e operacioneve. Rexhepi u vra në Pejë në Tetor 2013.

K1 shtoi se grupi operoi në Kosovë disa herë, kryesisht në Pejë dhe Mitrovicë, ku rezervonin dhoma hoteli për me përzi dhe paketue heroinën.

Shperndaje në: