Kush thotë se ISIS mbetet kercenim i madh!

Përpjekjet e koalicionit të drejtuem nga Amerika që lufton kundër të ashtuquejtunit Shteti Islamik nuk kanë arritë me reduktue aftësinë e tij për me krye sulme terroriste.

Drejtori i CIA’s, John Brennan, i tha këtë Komisionit të Inteligjencës së Senatit.

Simbas tij, grupi vazhdon të jetë i frikshëm pamvarësisht humbjeve territoriale.

Ai vlerëson se ISIS ka tash ma shumë luftarë se sa al-Qaeda në ditët e saj ma të lavdishme.

Brennan pretendon se të paktën 22 mijë luftarë të Shtetit Islamik po operojnë në Siri dhe Irak.

“Pamvarësisht krejt progresit të shenuem kundër ISIS në fushën e betejës dhe në sferën financiare, përpjekjet tona nuk e kanë reduktue kapacitetin e grupit dhe shtrimjen e tij globale”, u shpreh ai.