Kush thotë se koalicioni nuk i ka votat për Demarkacionin!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk e ka mshef aspak bindjen e tij se tash koalicioni pa opozitën nuk i ka votat për me ratifikue Marrëveshjen e Demarkacionit, prandaj nji shqyrtim dhe diskutim i kujdesshëm i kësaj teme mbetet çashtje serioze për ditët në vijim.

“Çashtja e Demarkacionit duhet me ju nënshtrue nji analizë të gjithanshme në Parlament dhe jashtë tij, me specialistë dhe me mendime të kundërta, tue u ballafaque me fakte.

Por, unë mendoj se kemi ngel keq për me bind njani-tjetrin, që duhet apo nuk duhet me miratue Parlamenti i Kosovës.

“Mendoj që na akoma nuk i kemi votat e sigurta, në qoftë se Qeveria e sjell çashtjen e Demarkacionit për ta ratifikue në Kuvend.

Nuk jam i sigurt që i kemi votat për me votue”, ka thanë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, nga radhët e PDK’s.

 

xhavit haliti