Kush thotë se Kosova asht kampione e korrupcionit!

Niveli i naltë i korrupiconit në prokurimin publik asht shndërrue në “kancer” të buxhetit të shtetit.
Mbrenda vitit dyshohet se shuma të mëdha parash të buxhetit përfundojnë në xhepa të zyrtarëve të korruptuem të prokurimit.

Indeksi i Perceptimit të Korrupcionit i cili në tre vitet e fundit thuejse nuk ka ndryshue fare, Kosovën e rendit në krye të listës së vendeve ma të korruptueme në rajon.

Në këtë drejtim vendi ynë qendron ma keq se Shqipnia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se niveli i korrupcionit në vend edhe ma tutje vazhdon të jetë i njajtë sikurseve viteve të kalueme, pamvarësisht premtimeve të shumta institucionale për me luftue atë, shkruen Zëri.
Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se aferat korruptive në fushën e prokurimi publik në Kosovë vazhdojnë të jenë ndër çashtjet kryesore në diskursin e diskutimeve nëpër media, raporte dhe publikime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.