Kush thotë se Kosova asht vend ku mund të jetohet shumë lirë!

qyteti-i-prishtina

Nji faqe amerikane ka rendit vendet ku mund të jetohet ma lirë.

“GoBankingRates” ka ba nji listë me vendet ku kostoja e jetesës asht ma e ulët krahasu me atë të New Yorkut.

Klasifikimi asht ba mbasi janë analizu nji sërë faktorësh, si: fuqia blemëse e vendasve, indeksi i qirave, i ushqimeve, çmimeve të konsumit, që përfshin çmimet e restoranteve, transportit etj.

Në 50 prej shteteve të listës, qiraja asht 70 për qind ma e lirë se ajo në New York, frutat dhe perimet 40 për qind ma lirë, ndërsa sherbimet e tjera rreth 30 për qind më pak.

Mes këtyne vendeve ndodhet edhe Shqipnia, e cila gjendet e 27’ta në listë.

Me nji fuqi blemëse 58.8 për qind ma t’ulët se New Yorku, qira 90.8 për qind ma të lira, ushqime që kushtojnë 72 për qind ma pak dhe shërbime që mund të merren kundrejt çmimeve 64.4 për qind ma pak, kostoja e jetesës në Shqipni llogaritet rreth 630 dollarë në muej.

Kosova renditet e treta për koston e ulët të jetesës.

Me fuqi blemëse 33.8 për qind ma të vogël, qira 91.5 për qind ma t’ulëta, ushqime 75.8 për qind ma pak dhe shërbime që kushtojnë 72.6 për qind ma lirë, kostoja e jetesës për nji person llogaritet rreth 275 dollarë në muej.