Kush thotë se Kosova duhet me ngue Amerikën!

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka deklarue se Shtetet e Bashkueme të Amerikës i kanë dërgue sinjal të qartë Kosovës se duhet sa ma parë me ba formimin e themelimin e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe.

Simbas tij, zv/presidenti i amerikan, Joi Biden gjatë vizitës dy ditore në Kosovë u shpreh qartë se duhet të respektohen dhe të zbatohen në plotni Marrëveshjet e Brukselit, tue përmendë edhe çashtjen e Asociacionit.

Drecun ka thanë se Shtetet e Bashkueme të Amerikës janë tue vlerësue përpjekjet e Serbisë në negociatat që po zhvillohen në Bruksel me Republikën e Kosovës.

“Ajo që u shfaq nga bisedimet në Bruksel ishte kur Shtetet e Bashkueme kanë fillue me i vlerësue edhe interesat e shtetit të Serbisë”, ka thanë ai.