Kush thotë se Kosova paguejti 248 milionë $ në mungesë të kodit!

kodiii

Nga viti 2000 deri në vitin 2016 Kosova ka pague 248 milionë dollarë për dy kompani të hueja telefonike në mungesë të kodit vetjak ndërkombëtar.

Kështu shkruen në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA Tuday, transmeton RTK.

Mosdhania e kodit telefonik nderkombëtar për Kosovës, ka prapavijë politike por edhe ekonomike.

Simbas gazetës, USA Tuday, ndonëse Serbia dhe Kosova janë marrë vesh në Bruksel që Kosova të marrë kodin 383, kjo nuk do të ndodhë të paktën edhe nji vjet për shkak të pengesave që Serbia po ja nxjerrë Kosovës së pamvarun.

Si komb i ri i Europës, Kosova ka shumicën e simboleve të vendeve të tjera sovrane, si asht flamuri dhe himni kombëtar.

Por ajo që Kosova ende nuk e ka, për motive politike dhe ekonomike, asht kodi nderkombëtar i saj telefonik, gja kjo që zemëron njerëzit në këtë vend të vogël prej 1.8 milionë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2016 Kosova ka pague 248 milionë dollarë për dy kompani të hueja telefonike në mungesë të kodit vetanak ndërkombëtar.

Kështu shkruen në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA Tuday.