Kush thotë se LDK e di se zgjedhjet janë të pashmangshme e datën e cakton kreu i PDK’s!

Analisti politik, Imer Mushkolaj tue komentue zanat mbrenda PDK’s se vendi shumë shpejt mundet me shkue në zgjedhje të reja, thekson se asht pikërisht kreu i partisë ma të madhe në vend, ai i cili e cakton edhe datën e zgjedhjeve madje.

Në nji prononcim për Gazeta Blic, ai thekson se edhe njerëzit e LDK’s tashma e kanë të qartë se vendi në çdo moment mundet me shkue në zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme dhe këtë e di edhe LDK. Por, mvaret se kur Kadri Veseli dëshiron me i caktue ato”, ka thanë Mushkolaj.
Simbas tij, nepërmjet zgjedhjeve, Veseli deshiron me konfirmue veten lider dhe, njikohësisht, me vendosë në poste kyçe njerëz të tij.

“LDK’s i mbetet vetëm me shikue se çfarë ka me ndërmarrë Veseli”, shton ai.

Simbas tij, PDK po pret momentin e duhun kur me prishë koaliconin dhe kjo ka me ndodhë atëherë kur Veseli konsideron se mundet me përfitue ma shumë.

 

imermushkolaj