Kush thotë se liberalizimi i vizave këtë vit asht i pamundun!

Ndonëse qeveria e Kosovës, kishte premtue se liberalizimi i vizave ka me ndodhë në fund të këtij viti, nji gja e tillë po vlerësohet si e pamundun.

Madje edhe vet kryeministri Mustafa e ka pranue në njifarë forme se liberalizimi i vizave asht thuejse i pamundun këtë vit si rezultat i mos ratifikimit të demarkacionit.

Njohës të çashtjeve të integrimeve europiane thonë se edhe në aspektin procedural liberalizimi i vizave në fundvit asht i pamundun.

Profesori i Integrimeve Europiane, Avni Mazreku thotë për Indeksonline se marria e vendimit në Këshillin e Bashkimit Europian asht proces kompleks dhe asht veshtirë parashikimi se kur ka me  ndodhë.

Megjithatë, ai thotë se tashma janë humb krejt shpresat qe ky proces me ndodhë këtë vit.