Kush thotë se ministrat serbë të Mustafës marrin 70 % në tenderë!

Kryetari i Leposavic’it, Dragan Jablanovic, ka deklarue se me ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës komandon Marko Djuric, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Simbas tij, ata deshirojnë që 70 për qind të vlerës së tenderëve me nda mes vete.

Mosmarrëveshjet në mes të ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe kryetarit të Leposavic’it, Dragan Jablanovic, kanë nxjerrë në dritë hendekun e madh që ekziston në mes këtij të fundit dhe ministrave serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, posaçërisht me atë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic.

“E tana shkon nga Djuric. Ai komandon me ta. Të gjithë janë SNS (Partia Përparimtare e Serbisë e kryeministrit serb Vucic), unë u kundërvihem atyne.

Nuk due me i ndigjue ashtu si flasin ata. Mbrapa tyne asht mafia.

Ata dëshirojnë t’i marrin krejt tenderët, të bajnë punë për 30 për qind, ndërsa pjesën tjetër prej 70-përqindëshit me nda në mes vete.

Jablanovic keto komente i ka ba për portalin “Kossev” në veri të Mitrovicës.