Kush thotë se Opozita s’ban me u takue me kryeministrin Mustafa!

opozita

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, i ka ftue liderët e partive opozitare të mos i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit Isa Mustafa për të diskutue rreth çashtjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka vlerësue se kishte me qenë gabim fatal për Opozitën takimi me kryeministrin Mustafa.

Berisha ka deklarue për “Epoka e re” se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikue këtë marrëveshje.

Simbas tij, numri i deputetëve të koalicionit qeverisës që janë kundër versionit aktual të Demarkacionit asht në rritje.

Berisha ka kallxue se më 1 Stator, 12 deputetë të pozitës kanë qenë kundër versionit aktual të Demarkacionit me Malin e Zi.

zafirberishaaa