Kush thotë se partia e Vucic’it i vjedhi votat n’Kosovë!

vucic

Derisa simpatizantët e Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS), kanë festu me të shtëna armësh deri n’orët e vona, të Diellën, mbas njoftimit se në zgjedhje ka ngadhënjy lista “Serbia fiton – Aleksandër Vucic”, subjektet politike opozitare janë anku se lista “Serbia fiton” ka fitue me vota të vjedhuna në Mitrovicë, Zveçan dhe në komunat e Anamoravës.

Subjekti opozitar “Bllok Patriotik” i cili perbahet nga SDS(DSS) dhe Lëvizja “Dveri”, ka kerkue që zgjedhjet në Mitrovicë dhe në Anamoravë të persëriten, me akuzën se SNS ka vjedh vota, edhe në atë mënyrë që ka manipulu me emnat e votuesve shqiptarë.

Simbas tij, ky “marifetllëk” ka ndodh në vendvotimin nr. 5, ku serbët votonin n’emën të shqiptarëve.

 
Kandidat nga ky subjekt politik për deputet të Kuvendit të Serbisë ishte edhe Sllavisha Ristic, ish-kryetari ilegal i Zubin Potokut, shtëpia e të cilit, asht sulmu me armë.