Kush thotë se PDK duhet me pasë vija të kuqe me LDK’n

naithasani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Nait Hasani, ka thanë se mbas zgjedhjeve të ardhshme, PDK nuk duhet assesi të lidhë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo mbasi simbas tij, LDK mbron politikat e krahut të majtë dhe si e tillë edhe duhet të shpallet.

Hasani e ka akuzue edhe për disa çashtje të tjera partinë e Isa Mustafës, perfshi këtu edhe rrallimin e seancave në Kuvendin e Kosovës.

Në nji intervistë për Gazetën Blic, deputeti i PDK’s, ka vlerësu se marrëveshja e Demarkacionit e shkelë sovranitetin e shtetit të Kosovës, andaj si rrjedhojë e kësaj, ai ka thanë se nuk do të votojë për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Çdo gja që bie ndesh me kushtetutën, nuk do ta votoj”, asht shpreh ai.

Nait Hasani ka fol edhe për kandidaturën e Kadri Veselit për të parin e PDK’s, si dhe për ish-kryetarin e Kaçanikut nga radhët e po kësaj partie, Xhabir Zharkun, i cili ndonëse asht i denuem, ende po vazhdon të jetojë i lirë.

Veprimin e këtij të fundit, Hasani e ka cilësu si “qyqarllëk”.

Ndërsa, për të tilla raste simbas tij, duhet t’angazhohet edhe Interpoli.