Kush thotë se PDK ka me çue frik vendin në zgjedhje!

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, për mundësinë e shkuemjes se vendit në zgjedhje të parakohshme ka nxitë reagime të shumta.

Njohësi i çashtjeve politike, Nexhmedin Spahiu thotë se asht interes i kësaj partie për me çue vendin në zgjedhje në këto rrethana.

Ai në nji prononcim për Indeksonline, ka thanë se PDK pa problem mundet me i fitue zgjedhjet dhe mundet me zgjedhë partnerin e koalicionit përsëri.

“Natyrisht Kadri Veseli asht në pozitë komode, sepse tue e pasë partinë e tij në pushtet solide qe 9 vite ai i ka etablue strukturat e tij nëpër borde dhe ai nuk ka nevoje me qenë kryeministër”, ka thanë Spahiu.

Kadri Veselit, simbas tij, nuk i intereson me qenë kryeministër. Sepse, nëse partia e tij mbetet e para ai  vlerëson se Veseli de facto asht kryeministër.