Kush thotë se po i vjen fundi ISIS’it!

Ushtria irakiane ka hy në Mosul për herë të parë në ma shumë se dy vjet, në fillim të nji beteje e cila ka të ngjame me përfundue në nji humbje vendimtare për ISIS’in.

Por, randësia e luftës për Mosul ka me qenë edhe ma e madhe për ISIS’in, sepse kalifi i vetë-shpallun, Abu Bakr al-Baghdadi, besohet të jetë ende në qytet, ka thanë nji zyrtar i naltë për The Independent.

Fuad Hussein, shef i stafit të presidentit kurd Masud Barzani, ka thanë në nji intervistë ekskluzive se qeveria e tij kishte informacione nga burime të shumta se “Baghdadi asht atje dhe, në qoftë se ai asht vra, do të thotë se ka kolapsue krejt sistemi i ISIS”.

 Mbas kësaj, thuhet se ISIS do të duhet me zgjedhë nji Kalif të ri, në mes të nji beteje, por vlerësohet se ai, kushdo qoftë, veshtirë se do të mund të kishte autoritetin dhe prestigjin e Baghdadit, udhëheqësi që befasoi botën tue krijue Kalifatin mbas marrjes së Mosulit, në Qershor të vitit 2014.
baghdadi-ap