Kush thotë se ura mbi Ibër do të hapet!

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, tash deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’s, Sadri Ferati, ka vlerësue se integrimi i veriut do të jetë proces i pashmangshëm.

Ferati ka thanë n’intervistën për “Epokën e re” se nuk ka asnji dilemë se do të shtrihet autoriteti i Prishtinës në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.
Ai ka thanë se ura mbi lumin Ibër do të hapet.

Simbas tij, kjo çashtje deri tash asht mbajt në tensione për efekte mediale nga serbët, për me krijue përshtypjen se gjendja nuk asht normale.

Ferati ka folë edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka theksue se nëse ky asociacion formohet simbas Kushtetutës dhe ligjeve, nuk e rrezikon shtetësinë e Kosovës dhe s’ka vend për shqetësim.

 

ssadriferatii