Kushte të reja për Serbinë nga BE’ja

shpijaeuropa

Tue iu referue burimeve të saj diplomatike të afërta me qarqet e Brukselit, mediumi serb Politika shkruen se Serbisë i janë shtue kushte të reja sa i përket negocimit të Kapitullit 35 me Bashkimin Europian.

Simbas këtij mediumi, transmeton Telegrafi, në nji dokument gjashtë faqesh, Brukseli në shumë vende, si kritere të përkohshme ka vnue kërkesa shtesë në lidhje me heqjen e institucioneve paralele dhe lidhjen e tyne me fillimin e Asociacionit të Komunave serbe.

“Serbia duhet me dorëzue çdo tre muej raportin e pagesave të pensioneve për ish-anëtarët e policisë dhe gjyqtarëve paralelë, që tash janë nën institucionet e Kosovës, për të cilët nuk ka asnji marrëveshje”, shkruen ndër tjera Politika.

Gjithashtu, ky medium vnon në pah faktin se, për Beogradin, janë të diskutueshme veçanërisht dy pika: kush ka me vendosë për menaxhmentin në Gazivodë dhe liria e lëvizjes.

“Beogradi, siç na thuhet nga burime të afërta me ekipin negociator, nuk ka pranue se ka me lejue hymjen e shtetasve të vendeve të treta nga Kosova në Serbi, sepse kjo don me thanë se Beogradi e njeh Kosovën”, shkruen në fund ky medium.