‘Kushtet’ e Dacic për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Marrëveshja për gjyqësorin që asht arritë në Bruksel në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës asht e randësishme për vlerësimin e përgjithshëm të progresit dhe me siguri ka me kontribue në hapjen e kapitujve me Serbinë, ka thanë Dacic, por shtoi se çashtja thelbësore mbetet formimi i komunave serbe.

Dacic ka thanë se Beogradi asht për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, i cili simbas tij asht neutral ndaj statusit, por që nënkupton se Prishtina secilën bisedë mos me fillue me fjalët “gjenocid”, “spastrim etnik” të kryeme nga Serbia, shkruen Tanjug.

Kosova po kallxon nervozizëm për shkak të mossuksesit në skenën ndërkombëtare, tha Dacic dhe vuni në dokje nji deklaratë të raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila kishte thanë se i vinte keq që pesë vende nuk e kanë njoft Kosovën.

Kjo simbas Dacicit, kallxon se nuk ka presion vetëm Serbia, por edhe shtetet anëtarë të BE’s me njoft Kosovën.