Kushtetuesja lejon amnistimin e të denuemve për krime zgjedhore dhe pedofili

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë në mbledhjen e sotme me shumicë votash vendosi për anulimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për falje nga viti 2009, që do të thotë se në t’ardhmen kryetari i shtetit do të mundet me i amnistue të denuemit për parregullsi zgjedhore dhe pedofili.

Vendimi asht marrë mbas debatit me dyer të mbylluna, meqë Gjykata dje vendosi që të mos u lejojë gazetarëve ta ndjekin mbledhjen.

Kundër vendimit të këtillë të Kushtetueses maqedonase dje u organizue nji protestë e madhe e shoqnisë civile dhe opozitës, ndërsa partia në pushtet, VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit, organizoi kontra-protestë, ku disa qinda aktivistë të kësaj partiem e uzurpuen hapësinën para Gjykatës.