Kushtetuesja shuen andrrën e opozitës: Thaçi President pa asnji shkelje

Kur kanë mbetë edhe 3 ditë deri te betimi i Hashim Thaçit si President i Republikës, Gjykata Kushteuese deklaron se nuk ka gjetë asnji shkelje procedurale apo Kushtetuese gjatë seancës së Kuvendit me 16 Fror, kur ish-ministri i Jashtëm u zgjodh President.

Këtë mendim, institucionit ma t’naltë të gjyqësorit në vend ia kishte nxjerrë opozita, që 1 muej ma parë, e dërgoi landën ku kontestonte zgjedhjen e Thaçit President. Kushtetuesja ka vendosë me shumicë votash që me deklarue kerkesën e opozitës të papranueshme, me e refuzue kërkesën për dëgjim publik, dhe me ua kumtue këtë vendim palëve, e të njajtin me e publikue në Gazeteën Zyrtare këtë vendim që hyn në fuqi menjiherë.

Mirëpo në lidhje me aktgjykimin e Kushtetueses, Kryemnistri Isa Mustafa me ironi thotë se e ka ditë qysh në seancën e 26 Frorit.
Ndërsa opozita nuk e ka pranue nji gja të tillë. Simbas AAK’s, aktgjykimi i Kushtetuesës nuk asht i drejtë, sepse Aleanca ende beson se votimi asht ba në kundërshtim me ligjet.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje thotë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtue si duhet këtë kërkesë të opozitës.

Gjykata as kësaj radhe nuk u mor me substancën, me faktet dhe argumentet që përmbante kërkesa. Po të ishte marrë me trajtimin e substancës, pashmangshëm nuk kishte mundë me e shpallë si të ligjshme zgjedhjen e Thaçit President, thuhet në njoftimin e VV’s.

Kjo kërkesë e opozitës drejtue Gjykatës Kushtetuese nuk e ka pengue Presidentin e zgjedhun, Hashim Thaçin që me i ba t’gjitha parapërgatitjet për 7 dhe 8 Prill. Edhe pse zyrtarisht ky i fundit ishte në pritje të vendimit, po zyrtarisht ka ftue homolgët e ardhshëm të shumë vendeve për me marrë pjesë ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës presidenciale.

Gjykata Kushtetuese ka rrxue 2 Presidentë të Republikes së Kosovës, për shkelje të Kushtetutës nga ana e tyne. Ish-Presidenti Sejdiu dha dorëheqje pasi që kishte mbajtë 2 poste publike, ndërsa Behgjet Pacolli për shkak se nuk ishte arritë qourumi për votim.