“Kushtetuta e Kosovës duhet me ndryshue”

8 vjet mbas miratimit të Kushtetutës së Kosovës, po ndihet nevoja që kjo kushtetutë të rishkruhet. Kështu asht shpreh njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu, tue thanë se ndjehet nevojnë që nji hap i tillë të rishkruhet sa ma parë.

Edhe pse e çmon Kushtetutën e Kosovës, Baraliu tha se mbasi ajo nuk asht e kompletueme dhe ka shkelje që i bahen çdo ditë, asht dëshmia ma e mirë që Kushtetuta e tashme e Kosovës, nuk asht e qëndrueshme dhe duhet të ndryshohet

E shkelje të kushtetutes po evidentohen edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Udhëheqësi i saj, Hilmi Jashari, thotë se shumë prej ankesave të qytetarëve vijnë pa përfaqësues juridikë, sa i përket aktit juridik, raporton Rrokum.TV.

Jashrai shton se shqetësues asht se asnji veprim nuk merret ndaj shkelësit të Kushtetutës dhe askush nuk inicion rastin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës asht themelue në Kallnor të vitit 2009. Ajo me autoritetin e saj ka kontrollin ma të naltë mbi pushtetin legjislativ dhe egzekutiv në Kosovë ./Rrokum.TV