Kuvendi e finalizon punën e OSHP’s, vizat edhe ma afër

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët e koalicionit qeveritar ma n’fund kanë arritë me i zgjedhë anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me 63 vota pro, 1 kundër dhe 10 abstenim, mbas gati 3 javësh deputetët e LDK’s dhe PDK’s u pajtuen për me zgjedhë Blerim Dinën kryesues të OSHP’s dhe 2 anëtarët e tjerë Nuhi Paqarizin dhe Goran Milenkovic’in.

E rreth finalizimit të problematikës së quejtun OSHP ka shkrue edhe Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku. Simbas tij, funksionalizimi i këtij organi ka qenë nji prej rekomandimeve të fundit që Komisioni Europian i kishte dhanë Kosovës për liberalizim të vizave. Çollaku thotë se prej sotit janë në pritje të fillimit të vlerësimit të BE’s dhe të fillojnë procedurat e nevojshme për liberalizimin e vizave.

Kuvendi gjithashtu arriti me e emnue edhe Besnik Osmanin si auditor të përgjithshëm të Republikës së Kosovës me 76 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Përveç këtyne në Kuvend kaloi edhe projektligji për mbrojtjen nga zhurmat.

Mirëpo Kuvendi nuk arriti me kalue edhe projektligjin për patentë shofer, për shkak të shumë vërjeteve që kishin deputetët, e prandaj u vendos që ky projektligj me shkue edhe në nji lexim të tretë.

Njajtë si seancën e kalueme edhe sot, nuk u pa asnji deputet i opozitës.