Kuvendi e nis sesionin vjeshtor pa Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës këtë javë ka me nisë sesionin vjeshtor të punës së tij. Simbas burimeve mbrenda Kryesisë së Kuvendit, të Mërkurën pritet të mbahet mbledhja e kryesisë, në të cilën caktohet seanca e radhës. Por, simbas këtij burimi, në këtë seancë nuk ka me qenë pikë e rendit të ditës projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Të Mërkurën pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit për ta ftue seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor, por në rend dite nuk ka me qenë Demarkacioni”, ka thanë ky burim, simbas të cilit arsye asht se Qeveria ende nuk e ka riprocedue atë në Kuvend, meqë ka fillue disa takime me banorët e komunave të Dukagjinit.

“Kjo mbasi Qeveria e ka tërheqë në seancën e fundit nga rendi i ditës dhe tash kryeministri Isa Mustafa po kërkon koncensus para se ta riprocedojë në Kuvend. Në këtë kuadër, Mustafa ka fillue takimet tashma me përfaqësuesit e komunave të rajonit të Dukagjinit që udhëheqen edhe nga partitë opozitare”, ka shtue më tutje burimi mbrenda Kryesisë.