Kuvendi e Qeveria blindohet prej policëve!

​Zgjedhja e presidentit të vendit, festa që asht paralajmëru për të dhe n’anën tjetër protesta e thirrun nga tri partitë opozitare ka ba që qyteti i Prishtinës të jetë i mbushun me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në çdo rrugë në Prishtinë, tue mos përjashtu as sheshet kryesore mund të shohësh policë.

Por, forca të shtueme të Policisë janë parë rreth objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë.