Kuvendi edhe mbas sulmit mban seancë, qe agjenda!

Kuvendi i Kosovës, edhe mbas sulmit të mbramshëm me predhë nga persona ende të paidentifikuem, ka vendos që me zhvillue seancë plenare, gjegjësisht vazhdim të asaj të djeshmes e cila u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.

 

Qe pikat e agjendes që pritet të shqyrtohet gjatë seancës:

Votimi Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,

Votimi i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,

Votimi i Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,

Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,

Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.