Kuvendi heq dorë, s’ka skaner

Kuvendi i Kosovës asht tue e shqyrtue seriozisht opcionin që me heq dorë nga blemja e skanerit të sofistikuem, i cili ka me pamundësue futjen e gazit lotsjellës dhe mjeteve tjera të ndalueme në Kuvendin e Kosovës.

Ky vendim ndërlidhet me qetësimin e situatës në Kuvend.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, pati konfirmue se Kuvendi kishte nisë proceduarat për blemjen e këtij skaneri, tash thotë se Kuvendit i duhen konsulta shtesë mbasi bahet fjalë për nji pajisje të veçantë.

Ndërkohë, ai nuk e ka mohue lajmin që Kuvendi me heq dorë nga blemja e tij.