Kuvendi i AKR’s, autorizon Pacollin me kqyrë për ndonji koalicion tjetër (video)

AKR

Kryetari i Kuvendit të AKR, Fatmir Matoshi, ka deklarue se ata tashma e kanë autorizue kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacollin, që bashkë me kryesinë e ngushtë me kqyrë edhe ndonji alternativë tjetër për koalicion.

Këtë ai e tha mbas mbledhjes së Përgjithshme të Këshillit të AKR, tue shtue se nji gja e tillë po bahet për shkak të gjetjes së daljes nga kriza, në të cilin ka hy vendi ynë.

“Kuvendi i AKR sot e autorizoi presidentin Pacolli që bashkë me kryesinë e ngushtë me kqyrë mundësinë e gjetjes së daljes nga kriza në të cilin asht vendi jonë, me kqyrë mundësi të tjera alternative edhe jashtë koalicionit LAA, gjithmonë tue e pasë parasysh interesat e vendit dhe të Kosovës”, ka thanë Matoshi.