Kuvendi i Kosovës sot hap dyert, shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

Tue i hapë dyert për vizitorë, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ka me shënue tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Qytetarë, studentë dhe nxanës nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizue Kuvendi, kanë me vizitue ndërtesën e legjislativit të vendit dhe kanë me u njoftë me punën përfaqësuesve të tyne të zgjedhun.

Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë shpaloset Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe organizohen aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.