Kuvendi i Kosovës sot pritet me ba votimin e randësishëm

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës së ndërpreme të Ejten, sot pritet me vendosë në rend të ditës, miratimin vazhdimit të mandatit të Misionit të EULEX’it.

Në seancën e së Ejtes, deputetët nuk votuen për shmangie nga rendi i ditës për me ba këtë, por kjo pritet me u ba sot (e Premte).

Për ma tepër, Kuvendi i Kosovës dje i ka ndërpre punimet në mungesë të kuorumit, pa i votue edhe dy projektligje që kanë të bajnë me vazhdimin e mandatit të EULEX’it.

Por, Kuvendi pritet që sot (e Premte), seancën e mbetun përgjysë, me vazhdue dhe njikohësisht me votue edhe për vazhdimin e mandatit të këtij misioni.

Seanca pritet me nisë në orën 11:00 dhe krejt kjo bahet mbas letër-këmbimit të Presidentit Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së Naltë të BE’s për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini.