Kuvendi i Malit të Zi ka votue Qeverinë e re, shqiptarët marrin nji ministri

Kuvendi i Malit të Zi e ka votue sot Qeverinë e re të këtij shteti me kryeministër, Dusko Markovic.

Qeverinë dhe programin që e ofroi kryeministri Markovic e mbështeten 41 deputetë të DPS, SD, BS dhe koalicionit të shqiptarëve “Shqiptarët e vendosun”.

Ministër i Mbrojtjes asht zgjedhë Predrag Boskovic.

Ministre e Ekonomisë asht zgjedhë Dragica Sekulic, kurse i Financave, Darko Radunovic.

Ministër i Punëve të Jashtme asht zgjedhë ish ambasadori malazez në SHBA, Srdjan Darmanovic.

Ministër për të drejta të njeriut dhe ato të pakicave asht zgjedhë Mehmet Zenka nga koalicioni “Shqiptarët e vendosun”.