Kuvendi mban seance. Nuk marrin pjese AAK dhe NISMA

kuvendi-kosove-620x330

Kuvendi i Kosovës sot mban mbledhjen plenare të radhës, në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporte.
Në seancën e sotme, mbas pikave të zakonshme të rendit të ditës: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, Kuvendi shqyrton dy projektligje: për herë të parë Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, ndërsa për herë të dytë, atë për administrimin e pasunisë së sekuestrueme dhe të konfiskueme.
Kuvendi shqyrton tri raporte: raportin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhun me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015, raportin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014, si dhe raportin e Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim, lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Në fund, pritet me u emnue nji anëtar në Bordin për Komisionin e Pamvarun për Miniera dhe Minerale.
Në këtë seancë, Kuvendi ka me formue edhe Organin Përzgjedhës të Pamvarun për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), nëse deri atëherë qeveria sjell në Kuvend propozimin.
Lidhun me këtë çashtje, kryetari Veseli ka thanë se në nji fazë të mavonshme, në rolin e OSHP duhet me u angazhue nji kompani ndërkombëtare, si nji mundësi për forcimin e këtij sektori dhe përmirësimin e imazhit që e përcjell Kosovën në këtë fushë.
Per kete, Veseli ka thane se ka zhvillu diskutime me Kryeministrin e Kosovës dhe parterët relevantë ndërkombëtarë.

Ne seance nuk kane me marr pjese dy partitë opozitare AAK e Nisma, si vendim i tyne me i bojkotue punimet e Kuvendit, ndersa Vetevendosje nuk e ka te qarte vendimin ende.