Kuvendi mban seancën. Qendrime të ndryshme t’Opozitës

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës.

Ajo që mbetet të shihet në këtë seancë asht nëse opozita do të vazhdojë të perdorë mjete të njajta, përfshi gazin lotsjellës, për të pengu zhvillimin normal të punës në Kuvend.

Për dallim nga seancat paraprake të këtyne muejve të fundit, kësaj radhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk e kanë përjashtu mundësinë që të heqin dorë nga gazi lotsjellës, madje edhe të bojkotojnë fare seancat, tue e konsiderue këtë Kuvend dhe institucionet aktuale si jolegjitime.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaru se opozita asht në konsultime e sipër për veprimet, të cilat duhet të ndodhin.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaru se vazhdimi i përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit asht i panevojshëm.

Lëvizja Vetëvendosje, n’anën tjetër, ka paralajmëru vazhdimin e masave të njajta penguese të seancave, përfshi edhe gazin lotsjellës.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka thanë se kundërshtimi do të jetë i njajtë si në të kaluemen.