Kuvendi miraton Ligjin për Trepçën

Mbas leximit të dytë, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuen Ligjin për Trepçën.

Si rrallë herë në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Trepçën ka ba bashkë pozitë e opozitë.

Mbrenda nji seance maratonike që ka zgjatë ma shumë se 10 orë asht miratue në lexim të parë dhe të dytë Ligji që e ban Qeverinë e Kosovës me 80 për qind dhe punëtorët me 20 për qind aksionarë të gjigantit ekonomik të Kosovës.

79 deputetë kanë votue pro, asnji kundër dhe 14 kanë abstenue, mbasi që paraprakisht kanë kalue nëpër çdo nen të amandamentuem në mes të dy leximeve.