Kuvendi nesër mban seancë, qe pikat e rendit të ditës

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ka me u mbajt nesër tue fillue nga ora 10:00.

Demarkacioni nuk asht në rend dite, por janë 10 pika tjera.

 

R e n d i  i  d i t ë s  

 

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit . nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.04/L-168, 

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

 6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015, 

7. Emërimi i një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

 8. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media, 

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, 

10. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.