Kuvendi pa Opozitën. Deshton kriteri për liberalizimin e vizave!

Kuvendi i Kosovës ka deshtu që të miratojë rekomandimin e Organit Përzgjedhës të Pamvarun për emnimin e anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Në seancën që e mbajti pa opozitën, Kuvendi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të miratu këtë pikë, pamvarësisht se ishte konsideru si nji prej kritereve tjera në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Kjo ishte hera e parë që opozita nuk bani fare përpjekje që të futet në seancë.

Për ma gjatë se shtatë muej, opozita ka përdor gazin lotsjellës e veprime tjera në përpjekje që të pengojë mbajtjen e seancave plenare, tue synue që të çoj vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ju ka ba thirrje partive opozitare që të kthehet në Kuvend dhe përmes dialogut t’i tejkalojnë të gjitha mospajtimet.