Kuvendi: Për të zhdukunit e luftës duhet fole në Bruksel

Gjendja e të pagjetunve edhe mbas 17 viteve, mbetet e stagnueme. Kështu u tha sot gjatë nji tryeze në kuadër të javës për personat e pagjetun.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjetunit, premtoi se po punojnë në gjetjen e 1666 trupave gjatë luftës.

Edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për të Pagjetunit, Lirie Kajtazi tha se po insistohet që kjo temë me u negociue me palën serbe në Bruksel, sepse ky krim asht krye nga vetë ata.

E për familjarët sfidë u konsiderue mosinformimi i duhun nga zyrtarët, mungesa e strategjisë së punës, moskoordinimi mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.