Kuvendi përjashton 10 ditë Sali Berishës, e PD 10 ditë bojkot Kuvendit

berisha-parlament

I njajti vendim, e njajta kundërpërgjigjie. Vendimit të Byrosë së Kuvendit për me përjashtue me 10 ditë ish-Kryeministrin Sali Berisha, Partia Demokratike iu përgjigj me bojkot 10-ditor.

Berisha u përjashtua me 10 ditë për deklaratat e bame në seancën e së Ejtes, kur akuzoi Kryeministrin Edi Rama se “ka ndryshue emnin për shkak të hetimeve spanjolle”.

Vendimi asht marrë sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar, kryesuar nga Edi Paloka.

Vendimin besoj se e morët vesh. Është bojkot për të njëjtin afat për të gjitha aktivitetet e Parlamentit. Pra për komisionet dhe seancën plenare sepse në një Parlament ku nderohen kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe prostitutave dhe dënonhen ata që denoncojnë krimin, ky duket akti më i lehtë që mund të ndërmarrim”, tha Paloka mbas mbledhjes të grupit parlamentar.

Opozita e lexon vendimin e Byrosë së Kuvendit si përpjekje për me ua mbylle gojën.

Duket qartazi që kjo maxhorancë ka vendosur ose shpreson t’i mbyllë gojën opozitës. E ka gabim. Vetëm gojën s’mund të na e mbyllë kurrë edhe sikur të dalim fare nga ai Parlament. Ne tashmë e kemi filluar punën tonë si deputetë me Parlamentin e vertetë, qytetarët e këtij vendi”, shtoi Paloka.

Këto zhvillime, përpos qe kane me bllokue punën në Komisionin e Reformës në Drejtësi, por vendosin në pikëpyetje edhe takimin Rama-Basha, i parashikuem për javën tjetër.

Ndërkohë, për këtë vendim ka reague përmes rrjeteve sociale, Lulzim Basha. Ai e sheh si shejë krize të maxhorancës vendimin për me përjashtue me 10 ditë Sali Berishën.