Kuvendi përkujton nesër personat e zhdukun në luftë

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukun, Kuvendi i Kosovës ka me organizue nesër nji tryezë, në të cilën ka me u diskutue për personat e zhdukun gjatë luftës së Kosovës.

Kështu asht ba e ditun përmes nji njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo tryezë organizohet nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetun dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukun dhe Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukunve të Kosovës.