Kuvendi pregaditë Deklaratë për liberalizimin dhe Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës po pregaditë miratimin e nji deklarate për liberalizimin e vizave dhe kriterin e përcaktuem nga Komisioni Europian për ratifikimin e Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.

Kjo asht ba e ditun mbas takimit që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvillue me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit e Kosovës.

“Asht ra dakord që grupet parlamentare të nxjerrin nji deklaratë të përbashkët, rreth procesit të liberalizimit të vizave, në veçanti për kriterin e Demarkacionit, për m’i garantue tana vendet e Bashkimit Europian se Kosova asht e gatshme me përfundue shejimin e kufinit të saj me Malin e Zi”, thuhet në komunikatën për media të Kuvendit të Kosovës.