Kuvendi pret Qeverinë me procedue Demarkacionin

Shumë shpejt Qeveria ka me riprocedue për në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Riprocedimin po e pret edhe Kuvendi, me ç’rast, simbas kryetarit Kadri Veseli, Marrëveshja ka me kalue, mbasi asht në interes të vendit.

Opozita e palëkundun, e quen të vdekun Marrëveshjen aktuale për Demarkacionin, shkruen sot, gazeta “Zeri”.

Kuvendi i Kosovës as në seancën e së Ejtes (29 Shtator 2016) nuk ka me pasë në rend dite Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.

Legjislativi asht tue pritë egzekutivin që ta riprocedojë këtë Marrëveshje për të dytën herë, mbasi më 1 shtator e tërhoqi nga rendi i ditës, kur Lista Serbe nuk mori pjesë në seancë dhe simbas kryeministrit Isa Mustafa, nuk ishin krijue kushtet për votimin e tij. Mirëpo, ende nuk dihet se kur ka me riprocedue këtë Projektligj Qeveria, ani pse, simbas tyne, kjo gja nuk ka me u vonue pajustifikueshëm.